Samiti e Sarajevës, Serbia dhe Kosova bien dakort
BEOGRAD-Serbia dhe Kosova bien dakort që t’i dërgojnë Ministrat e Jashtëm në takimin e Sarajevës, raporton e përditshmja “Danas”.
Gazeta citon zyrtarë të kenë thënë se për të siguruar pjesëmarrjen e kryediplomatëve, Vuk Jeremiç dhe Skender Hyseni, pjesëmarrësit në takimin e 2 qershorit nuk do të fotografohen bashkë para dhe pas takimit, dhe nuk do të ketë deklaratë të përbashkët.
Përveç kësaj, para pjesëmarrësve do të jenë vetëm emrat e tyre, pa funksionin apo vendin, transmeton agjencia DPA.
Përfaqësuesit serbë dhe kosovarë i kanë thënë gazetës se kushtet janë pranuar.
“Jemi të lumtur për shkak se Serbia ka rënë dakort të marrë pjesë në Sarajevë”, i ka thënë gazetës zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Memli Krasniqi.
Oliver Ivanovic, nga ministria serbe për Kosovën, i ka konfirmuar nga ana tjetër gazetës se pala serbe është “ra dakort që të marrë pjesë në Sarajevë, vetëm për shkak se takimi është i nivelit më të ulët se ai në Slloveni”.
(d.b/BalkanWeb)