E Diel, 1 Nëntor 2026

Taulant Balla dhuratë Fatmir Xhafajt një brisk rroje, zhgënjimi i Erion Braçes dhe sms-ja për Asllan Dogjanin

Kronika e grevës së urisë, vëzhguar sipas standardeve alla “Big Brother” (5)

Rikthimi në çadrën e grevës së urisë së mbetur në tentativë e Arben Malajt e Taulant Ballës, ndërsa për pak çaste ka rritur dozat e optimizmit në radhët e grevistëve të tjerë, nuk e ka ndryshuar në vazhdim gjendjen e tyre. Pasi kanë dëgjuar fillimisht Taulant Ballën, për vizitën e “e suksesshme” më Bruksel, grevistët kanë kuptuar më pas, kur kanë analizuar pordhët e deputetit të kthyer nga pushimet jashtë shtetit, se me gjithë interpretimin e çkëlqyer, ata sërish do të duhet të rrinë edhe për një kohë të pacaktuar nën çadrën, ku vetëm erë jete nuk mban dhe që edhe qentë nuk ua dëshirojnë... Ndryshe nuk ka si shpjegohet zhdukja e tyre, të paktën në një rreze prej 500 deri në 1000 metër, nga çadra e grevës së urisë.
Optimizmin nuk ka mundur ta kthejë në ambientet e grevës së urisë, as Klodiana Spahiu, ish-grevistja mjeke, që vetëm pse zgjodhi të rrijë dy ditë në një grevë urie, kuptoi se vuante edhe nga ulçera...
Rikthimi i Taulant Ballës e Arben Malajt, duket se më shumë ka ndikuar te Fatmir Xhafaj, i cili, sikurse mësohet, falë dhuratës, një brisk rroje “Big”, që i kishte bërë Taulant Balla, ishte rrojtur dje, kur lexoi një deklaratë që “u përvishej ndërkombëtarëve”. E pa shpjegueshme ka mbetur për gjatë gjithë ditës së djeshme, se pse flokët e FAtmir Xhafajt, nuk ishin të yndyrosura.
Sigurisht, ai i ka larë. Por ajo që e bënë këtë të pashpjegueshme, është fakti se në kushtet kur te çadra e grevës, afër mendsh që nuk ka dushe, kush i ka hedhur ujë me tas Xhafajt, në WC-rulotën, ndërsa ai bënte “buçi – buçi”.
Gjithsesi, performanca e Fatmir Xhafajt, binte në sy, pavarësisht budallallëqeve që nxirrte nga goja në emër të grevistëve të urisë, që as Elisa Spiropali nuk ia besonte...
* * *
Gazeta “55” “ka marrë në qafë” dje, sigurisht pa dashje, Erion Braçen. Ndërsa në “përmbledhjen” e “Big Brother”-it të një dite më parë, kishim konstatuar dhe pasqyruar, përmirësimin e raporteve mes Edi Ramës dhe Erion Braçes dhe shmangien e Fidel Yllit nga lista e të preferuarit të kryesocialistit, ku “gjëja e vogël”, aq sa ai “.. i çobanit”, kishte filluar ta besonte këtë “status” të ri dhe gëzimin pas kësaj, nuk mundi ta fsheehë ëpr gjatë gjithë ditës së kaluar.
Biles, biles, zërat nga ambientet e jashtme të grevës së urisë, thanë dje, se Erion Braçe, pasi kishte lexuar numrin e djeshëm të gazetës “55”, ishte ekzaltuar në atë farë mase, sa i ishte lutur Edi Ramës, pas “Refreshit” të mendimit të tij (Edi Ramës), në raport me atë dhe Fidel Yllin, që dje të organizonte protestën e radhës të orës 18, vetëm me të ardhur nga Berati.
Pa e menduar gjatë, kishte filluar të bënte disa telefonata në Berat dhe mundi të sigurojë dy autobusë me protestues.
Në fund të kësaj sfilitje, pasi bëri bilancin e punës dhe rezultoi se me dy autobusë nga Berati, “s’kishte gjë në vijë”, duke qenë i ndërgjegjshëm se për të tilla gjëra, as Edi Rama nuk ia kursen të sharat “me rrënjë e me degë”, për t’u justifikuar, shpërndau një lajm se policia i kishte bllokuar autobusët me protestues nga Berati dhe me vrap, ndërsa koha e protestës po afrohej, doli te “Zogu i Zi”, zbriti protestuesit e Beratit nga dy autobusët dhe u nis më këmbë së bashku me ata, drejt çadrës së grevës së urisë.
Me këtë inskenim, Erion Braçes, ju duk se realizo një protestë spontane, të cilës mendonte se mund ti bashkëngjiteshin edhe të tjerë rrugës. Por, veç disa kalamajve, askujt nuk i bëri përshtypje ai marshim.
Në fund, të ditës, zhgënjimi që pësoi Erion Braçe ishte më tepër se i madh. Para protestuesve, këtë herë të orës 18, pranë çadrës së grevës së urisë, atij “sa nuk i ra pika”, kur pa që nga podiumi përshëndeti edhe Fidel Ylli, pavarësisht se provoi 7 herë të artikulonte emrin “okupator”, por vetëm të 8-ën herë qëlloi në shenjë. Gjithsesi edhe gjendja mjerane e Fidel Yllit, kur nuk dinte të lexonte ato që ia kishin shkruar, nuk e qetësoi Erion Braçen.
I bindur në vërtetësinë e atyre që shkruante dje Gazeta “55”, Erion Braçe, nuk e fshihte zemërimin ndaj Edi Ramës, sigurisht, për moemntet kur Edi Rama nuk e kishte mendjen tek ai (Erion Braçe). Sepse, kur qëllonte që Edi Rama përplaste shikimin me Erion Braçen, gjithmonë shikonte një ngërdheshje të stamposur në surratin e atij “gjësë së vogël”...
* * *
Fatmir Xhafaj nuk ka qenë i vetmi që në ditën e djshme të grevës së urisë, së mbetur në tentativë, shkëlqente në surrat.
Një dritë në surrat, nuk e fshinte as Asllan Dogjani. Kjo dritë, nuk është se buronte nga hidrocentralet e lumit Drin, as nga fakti që ai është i vetmi deputet nga veriu, në grevë urie. Por, siç u mësua më vonë, sepse vetë Asllan Dogjani nuk kishte lënë njeriu pa ia treguar, ishte një sms, e mbërritur në celularin e tij.
“Mbahu Asllan...”...!
Ky ishte mesazhi i mbërritur në celularin e ish-policit deputet, që për rasti, ishte “nënshkruar” nga “një ish-polic”.
Pikërisht, një mesazh, në dukje i thjeshtë e naiv, apo, apo edhe pa ndonjë ngarkesë emocionale mbresëlënëse, e kishte lumturuar dje Asllan Dogjanin.
Hareja dhe gëzimi i Asllanit, kishte kapërcyer çadrën e urisë dhe ishte shtrirë edhe në radhët e ndoca dhjetëra protestuesve, jashtë ambientit të grevës.
Sipas teorisë “fillin dua se çorap e bëj vetë pastaj”, legjendat urbane kishin marrë udhë dhe dje vetëm për Asllan Dogjanin flitej në segmentin e bulevardit përballë dy kullave.
Një fshatar, i zbritur nga fshati Gracen, mesazhin në celularin e Asllan Dogjanit, “Mbahu Asllan...”, e lexonte sipas mënyrës së tij “Mbahu Vietnam...”.
Fshatari, i cili vite më parë kishte qenë “dëshmitar” në realizmin e disa skenave të filmit “Parullat” në fshatin e tij, ende nuk e fshinte impresionin për skenën, kur aktori Robert Ndrenika nderonte me grusht “udhëheqësin”, ndërsa qëndronte gati-tu, para parullës disa vjeçare “Mbahu Vietnam...”, që ai e kishte shkruar me gurë në një faqe kodre...
Zërat, që ne na u dukën më tepër cinikë se të vërtetë, tentuan të bënin dje një paralelizëm, kur aludonin se SMS-ja në celularin e Asllan Dogjanit, kishte mbërritur nga një banor i Gracenit, por për aq kohë sa nuk e konfirmuam këtë pjesë të këtij informacioni, nuk ia rekomandojmë askujt, ta marrë seriozisht...
Për sa i përket një tjetër legjende urbane, të treguar dje për Asllan Dogjanin, nuk mungonin as zërat që e paraqesin Asllan Dogjanin, si një njeri “kokëfortë” dhe “të palëkundur”. Jo vetëm kaq, por këta zëra, që jo se e njihnin vërtetë Asllan Dogjanin, por se ashtu kishin dëgjuar, tregonin se ai ishte i tillë, “që kishte hyrë i pari në grevë urie dhe se do të dilte i fundit”...
Në këtë pjesë, cinizmi arrinte kulmin, kur disa “të poshtër”, jo pa “shqetësim” shpreheshin, “ore, a do ta kuptonte Asllani, kur të arrinte fundi i grevës së urisë, se mos harronte e ngelej aty, me bindjen e palëkundur se ai arriti të ngelej i fundit...”...

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›