LG, formon ekipin për testimin e efiçencës globale të energjisë
Tirana - Duke theksuar angazhimin e saj për produkte që kursejnë energji, LG Electronics Inc. nënshkroi sot një Marrëveshje Mirëkuptimi me tre nga autoritetet më të larta të çertifikimit në rang botëror për të promovuar metoda të besueshme për testimin e efiçencës së energjisë në produktet e elektronikës konsumatore dhe pajisjeve elektroshtëpiake kudo në botë.
Tre agjensitë – Underwriters Laboratories Inc (UL), Intertek dhe CSA International- do t’i kalojnë produktet e LG-së në teste rigoroze për të siguruar që ato plotësojnë standartet më të larta të eficencës së energjisë dhe kërkesat qeveritare të zbatueshme. Duke i vendosur në dispozicion vullnetarisht produktet e veta të tre organizatave çertifikuese, LG-ja ka për qëllim që të nxisë më tej reputacionin e saj në fushën e eficencës së energjisë.
“Duke prodhuar produkte të shkëlqyera, eficenca e energjisë të së cilave mund të verifikohet në mënyrë të pavarur, LG është në pararojë të përpjekjeve ndërkombëtare të prodhuesve për të ruajtur energjinë” tha ZV Presidenti I LG Electronics dhe Drejtori Ekzekutiv i saj, Yong Nam. “Kjo nismë është një tjetër shembull I qasjes proaktive e LG-së ndaj menaxhimit të përgjegjshëm të përdorimit të energjisë dhe verifikimit të besueshmërisë së rezultateve tona që shkon paralel me forcimin e mëtejshëm të pozicionit të LG-së si një lider në tregun e elektronikës konsumatore dhe pajisjeve elektroshtëpiake.”
Marrëveshja u nënshkrua në selinë qëndore të LG-së në Seul nga drejtuesit kryesorë të çdo kompanie: Drejtori Ekzekutiv i LG-së Nam; Dr Woo Paik, presidenti dhe Drejtori Teknologjik i LG-së ; Keith E. Williams, Drejtori Ekzekutiv global i UL; Gregg Tiemann, Drejtor Ekzekutiv i Intertek Commercial and Electrical; Ash Sahi, Drejtor Ekzekutiv i CSA Group.
Duke bashkëpunuar me tre agjensi certifikuese që respektohen në shkallë ndërkombëtare, LG synon të promovojë, në bashkëpunim me aktorë të tjerë dhe autoritete qeveritare, një sistem uniform dhe të besuar testimi që mund të përdoret në të gjithë botën. Kjo do të rrisë konfidencën e konsumatorit për produktet elektronike që janë eficentë në energji dhe do të pakësojë barrierat e panevojshme rajonalë në tregëtinë botërore.
Sipas marrëveshjes, UL, Intertek dhe CSA International do të inspektojnë produktet nga fabrikat e LG-së kudo në botë dhe do të kryejnë testime në nëntë kategori fillestare që përfshijnë frigoriferët, kondicionerët, makinat larëse dhe televizorët. Numri i produkteve do të rritet gradualisht derisa të arrijë të gjithë gamën e produkteve të LG-së.
Tre agjensitë do të vlerësojnë ecurinë e kompanisë në Programin e Sigurimit të Energjisë (LEAP), e cila do të fokusohet në performancën e vazhdueshme të konsumit të energjisë dhe rritjen e eficencës së energjisë në procesin e prodhimit.
UL, Intertek dhe CSA International kryejnë teste të eficencës së enrgjisë në Amerikën e Veriut, Europë dhe Azi dhe janë të njohura si autoritete botërorë në këtë fushë:
• UL Environment është një degë e Underwriters Laboratories Inc, një lider global në vlerësimin e konformitetit që ka testuar produkte dhe shkruar standarte për më shumë se një shekull. UL ofron shërbimin e Vlefshmërisë së Pretendimeve Mjedisore për testimin dhe vlefshmërinë e pretendimeve mjedisore të prodhuesve dhe çertifikatën e Qëndrueshmërisë së Produktit, një shërbim që teston dhe çertifikon produkte kundrejt standarteve të pranuara të industrisë për qëndrueshmërinë mjedisore.
• Intertek është lider global në sektorin e zgjidhjeve për sigurinë cilësore që I shërben një sërë industrive. Intertek ka ekspertizën , burimet dhe mbulimin global për të mbështetur klientët e saj nëpërmjet rrjetit prej më shumë se 1000 laboratoresh dhe zyrash në më shumë se 100 vende në të gjithë botën.
• CSA International siguron testime produktesh dhe shërbime certifikimi për produkte elektrike, mekanike, hidraulike, gazi dhe të tjera. E njohur në SHBA, Kanada dhe në gjithë botën, vulat e çertifikimit të CSA International shfaqen në miliarda produkte në të gjithë botën. CSA International është një ndarje e CSA group, e cila gjithashtu përfshin standartet CSA, një organizatë që merret me standartet e bazuara te zgjidhja.