Totti arsyeton goditjet ndaj Balotellit
ROME-Kapiteni i Romës, Francesco Totti ka treguar arsyet e tij pse e kishte shkelmuar sulmuesin e Interit, Mario Balotelli gjatë ndeshjes finale të Kupës së Italisë të mërkurën. Totti e goditi nga prapa Balotellin dhe u ndëshkua me karton të kuq në minutat e fundit të ndeshjes, ku Roma u mposht 1-0 nga Inter me golin e sulmuesit argjentinas Diego Milito.
“Momente të zemërimit mund të ndodhin në një ndeshje të tillë të rëndësishme. Ju nuk mundeni që gjithmonë të injoroni fyerjet në fushë, që kanë për qëllim njollosjen e qytetit dhe gjithë njerëzve. Mbi të gjitha kur fyerjet e vazhdueshme vijnë nga i njëjti person, i cili tashmë njihet si provokues. E kam goditur Balotellin sepse më ka fyer dy herë si dhe për atë që bëri vitin e kaluar në San Siro. Unë nuk e kam harruar”, tha Totti.
Ikona e Romës pritet të dënohet me heqjen e mundësisë për të luajtur në dy-tri ndeshje për sjelljet e tij.
(d.b/BalkanWeb)