E Shtunë, 31 Tetor 2026

LG, bëhet partner i Lotus-it që garon në Formula 1

Tiranë - LG Electronics (LG), lideri global dhe inovatori teknologjik në elektronikën konsumatore, do të mbështesë ekipin garues të LOTUS-it në vitin e tij të parë të konkurimit në kampionatin Botëror të Formula 1 FIA.
Duke u mbështetur në statusin e LG-së si Partner Global dhe Partner teknologjik i Formula 1™, prodhuesi ndërkombëtar i elektronikës do të jetë Furnizues Teknik zyrtar për garuesin LOTUS, duke mbështetur ekipin me produkte në pistë dhe në fabrikën e ekipit.
LOTUS hyri në kampionatin 2010 si një nga tre ekipet e rinj dhe shumë shpejt e pozicionoi veten si kryesues të debutuesve, duke arritur në finish para rivalëve të tij fillestarë në tre nga katër garat e mbajtura deri tani.
Tony Fernandes, Drejtuesi i ekipit Lotus Racing , shprehu kënaqësinë e tij duke mirëpritur LG-në në ekip: “LG është padyshim një markë e njohur botërore dhe një lider në tregjet e veta, ndaj është fantastike t’i urojmë mirëseardhjen në familjen e Lotus Racing. Ata kanë qenë një mbështetës i Formulës 1 për disa vjet dhe kjo është një shenjë sa përpara kemi ecur në një kohë të shkurtër pasi LG dëshiron të zgjerojë partneritetin e tij me F1 për të punuar me ne, dhe ne jemi të kënaqur për këtë veprim.
“Ndërsa ekipi ynë rritet dhe tërheq interesin e disa prej bizneseve më të mira në botë - LG-ja renditet pikërisht si një fuqi e vërtetë globale ,- me mbeshtetjen e tyre dhe të tjera si ajo, ne do të vazhdojmë të ushqejmë ëndrrën për ta parë Lotus Racing në ballë të garës sa më shpejt të mundemi.”
Ky partneritet i ri i shtohet përpjekjeve të vazhdueshme të LG-së për të dhënë një kontribut pozitiv në suksesin e Formula 1 duke u angazhuar me ekipet dhe organizatat që do të përfitojnë më shumë nga mbështetja e tyre, sic u tregua së pari në këtë sezon partneriteti me Cosworth, e cila siguron motorrë për një numër ekipesh që marrin pjesë në kampionatin 2010.
Andrew Barrett, Zv President i Sponsorizimeve Globale për LG Electronics, shtoi: “Si një partner teknologjik I Formula 1 , ne jemi të kënaqur të shohim që teknologjia jonë jo vetëm përdoret nga një ekip që konkuron në kampionat, por që në mënyrë domethënëse, e ka pozicionuar veten kaq shpejt si më i miri i garuesve të rinj.”
“Lotus është një markë që lidhet me një stil dhe teknologji të shkëlqyer, çka e bën atë një partner të përsosur për LG. Jeta është e bukur kur je në gjendje ta jetësosh teknologjinë për të mbështetur njerëzit në ambiciet e tyre dhe ne jemi të kënaqur të luajmë rolin tonë në suksesin e ekipit në F1.”

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›