E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Akuzat ndaj Ministres Xhaçka/ Agron Shehaj thërret në interpelancë Kryeministrin Rama

Kuvendi do të mblidhet më 23 qershor në seancën plenare të radhës. Sipas rendit të ditës të publikuar nga Kuvendi, bëhet me dije se Kryeministri Edi Rama është thirrur në një interpelancë nga deputeti demokrat Agron Shehaj.

Ky i fundit dy ditë më parë (20 qershor) doli në një deklaratë për media ku tha se grupi i PD do të mbledhë firmat për të kërkuar në Gjykatën Kushtetuese heqjen e mandatit të Ministres Olta Xhaçka, pasi sipas tyre ka tjetërsuar pronën publike me firmë të Kryeministrit Rama.

Më tej ai shpjegoi me anë të një video se si Ministrja Xhaçka përfitoi nga pasuria e shtetit me vendimet e Kryeministrit Rama duke u bërë pronare e një resorti me 5 yje në Dhërmi.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›