Ish-zv.presidenti i SHBA-ve, Mike Pence, viziton të enjten Tiranën, takim me Ramën

Tirana duket se është kthyer në “kryeqytetin” ballkanik, i cili po vizitohet nga shumë figura të larta të politikës amerikane. Pas ish- sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, një tjetër figurë e lartë e politikës amerikane pritet të vizitojë Tiranën ditën e enjte. Ai është ish-zëvendëspresidenti i SHBA-ve, Mike Pence.
Lajmi është bërë i ditur nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla. Zoti Pence pritet që të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama, pjesëtarë të qeverisë shqiptare, si dhe me krerë të lartë të shtetit.
/rtsh.al/