Samiti i BE-së në Bruksel, taksat dhe energjia dominojnë bisedimet
Bruksel- Udhëheqësit e BE-së janë mbledhur në Bruksel për një samit për të luftuar evazionin fiskal dhe për të përmirësuar tregun e energjisë së Evropës.
BBC-ja raporton se pas ndarjeve të mprehta mbi buxhetin e BE-së mund të ketë konsensus më shumë në këto çështje, që shihen si jetike në rivendosjen e konkurrencës së Evropës.
Kostot e evazioni fiskal të shteteve të BE llogariten në 1 trilionë Euro një vit, më shumë se sa është shpenzuar për kujdesin shëndetësor në vitin 2008.
Një Rezolutë e Parlamentit Evropian i bën thirrje BE-së që ta përgjysmojë këtë shifër deri në vitin 2020. Autori kryesor i asaj rezolute, eurodeputeti slloven socialist Mojca Kleva Kekus, e ka quajtur ‘shtrirja aktuale për mashtrimet tatimore “skandaloze” ndërkufitare’.
Dje deputetët e PE-së bënë thirrje për një listë të zezë të përbashkët të BE-së mbi të ashtuquajtur ‘parajsa të taksave’. Komisioni Evropian është gjithashtu me ngut për shkëmbimet automatike të të dhënave të të ardhurave të njerëzve midis autoriteteve tatimore. Presidenti i Komisionit Jose Manuel Barroso thotë se BE-ja duhet të synojë për të futur shkëmbime të tilla më 1 janar 2015.
Muajin e ardhshëm vendet e industrializuara G8 do të diskutojnë forcimin e veprimit global kundër evazionit fiskal dhe shmangies.
Tema tjetër kryesor është politika e energjisë, veçanërisht nevoja për të përmirësuar infrastrukturën e energjisë së Evropës, për të zhvilluar energji të rinovueshme të tilla si energjia diellore dhe ajo e erës dhe për të hequr pengesat për konkurrencë.
Dorina Bilbili/IDEA/