Trotuarët shtrohen me kartonë, lypsarët ndotin ambientin (FOTO)
Tiranë- Ndotja shqetësuese në Tiranë nuk gjenerohet vetëm buzë kazanëve, por edhe në mes të rrugëve apo kryqëzimeve kryesore.
Lysparët e metropolit shqiptar në mënyrën më të papërgjegjshme braktisin kartonë në mes të rrugës, pa denjuar ti çcojnë ato në koshin e mbeturinave apo t’i marrin me vete.
Në fokus të denoncimit të ndotjes përmes fotografisë sot sjellim pamjet e kryqëzimit tek Rruga e Elbasanit. Siç shihet edhe nga pamjet në mes të kryqëzimit syri të kap një pirg me kartonë të shtypur që mesa duket kanë shërbyer për tu ulur, por jo për ti larguar më pas prej andej.
Gazeta IDEA fton lexuesin e saj të denoncojë ndotjen përmes fotografisë duke na dërguar imazhe në adresën tonë elektronike info@gazetaidea.com, për një mjedis sa më të pastër!
Trotuarët 'shtrohen' me kartonë, lypsarët ndotin ambientin
◄ Back
Next ►
Picture 1 of 3