E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti i NATO-s, Berisha niset për në Çikago

Kryeministri Berisha, ministri i Jashtëm Edmond Haxhinasto dhe Ministri i Mbrojtjes Arben Imami do të marrin pjesë në Samitin e 25-të NATO-s. Për delegacionin shqiptar ky do të jetë samiti i dytë në të cilin merr pjesë si shtet me të drejta të plota pas anëtarësimit në vitin 2009.

Punimet e samitit do të hapen do te hapet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen, dhe në të do të marrin pjesë përfaqësues të mbi 60 shteteve të anëtarësuara në NATO dhe të ftuara.

Zyra e Shtypit e Kryeministrit, njoftoi se kreu i qeverise shqiptare, ne ditën e parë të vizitës në SHBA do të marrë pjesë në përkujtimin e  ushtarakëve të NATO-s të renë ne krye te detyrës gjatë operacioneve te Aleancës.

Në sesionet e tjera, kryeministri Berisha bashkë me liderët e vendeve anëtare të Aleancës do të marrë pjesë në punimet e takimeve dedikuar Afganistanit dhe zhvillimit dhe forcimit të kapaciteteve të Aleancës, qe do te përbëjnë edhe temat kryesore te këtij samiti. Kryeministri Berisha do te qëndrojë me pak se tre ditë në Shtetet e Bashkuara dhe pritet qe mesnatën e se hënës ai të jetë në Tiranë./Start/

                                                                                             2012-05-19 15:28
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›