Vlorë, kapet 34-vjeçari i kërkuar nga drejtësia italiane

Burime zyrtare të bluve të Vlorës bënë të ditur se Ilir Rukaj u kap gjatë një aksioni në një hotel në fshatin Rradhimë, 15 kilometra në jug të qytetit bregdetar.
“Kapja dhe ndalimi i Rukajt u krye rreth orëve të drekës në një hotel në Radhimë, pasi në ngarkim të tij Gjykata Penale e qytetit Asti në Itali ka caktuar masën e sigurimit ‘Arrest në burg’, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje e kryer në bashkëpunim’”, thanë burimet zyrtare të policisë.
Sipas tyre, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme, në pritje të procedurave të ekstradimit të tij drejt vendit fqinj.
Arrestimi i 34-vjeçarit e çon në 10 numrin e personave të arrestuar nga policia e Vlorës në 2 muajt e fundit, për llogari të drejtësisë italiane.
/Start/
2012-05-19 20:46