Sarandë, bie nga kati i tretë 17-vjeçari

Burime nga urgjenca e spitalit të Sarandës thanë se mëngjesin e sotëm 17-vjeçari Françesko Nino, nga Bubullima e Lushnjës, është paraqitur në urgjencë me trauma në trup.
Shoqëruesit e tij kanë qenë shokë të dhomës së hotelit “Eldorado”, në zonën turistike pranë Kanalit të Cukës.
Mendohet se shkak për ngjarjen ka qenë konsumi i tepërt i alkoolit gjatë natës në frekuentimin e diskotekës.
Mjekët thanë se nga ekzaminimet emergjente në trupin e tij kanë konstatuar politrauma, ç’ka ka detyruar dhe transportimin e tij për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, në gjendje të rëndë.
Ndërkohë, një tjetër maturant është plagosur ditën e sotme po në qytetin bregdetar. Bëhet fjalë për 18-vjeçarin Egli Roci, i cili është goditur me mjete të forta nga disa persona të paidentifikuar.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në orët e para të mëngjesit në një prej diskove të qytetit, mjaft të frekuentuara nga rinia, e veçanërisht nga nxënësit të cilët shkojnë për ekskursione në qytetin jugor.
Policia bëri të ditur se 18-vjeçari është në gjendje të rëndë dhe është transportuar në Tiranë, ndërsa vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
/Start/
2012-05-19 18:35