E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti i NATO-s, Berisha pritet nga Obama

Mё pas, Kryeministri Berisha mori pjesё nё sesionin e hapjes së mbledhjes së Këshillit të Atlantikut të Veriut (NAC).

Para nisjes së tij, u përkujtuan me njё minutё heshtje ushtarakët e NATO-s të rënë në krye të detyrës, gjatë operacioneve të Aleancës.

Mbledhja e NAC u hap me fjalën e Sekretarit tё Përgjithshëm tё NATO-s Rasmussen dhe fjalёn pёrshёndetёse tё Presidentit Obama. Edhe gjatë ditës së sotme vazhdon Samiti i NATO-s në Çikago, ku tema kryesore është Afganistani. Berisha shoqërohet në këtë takim nga ministri i Punëve të Jashtme, zoti Edmond Haxhinasto, Ministri i Mbrojtjes, zoti Arben Imami dhe zyrtarë të tjerë të lartë./Start/

                                                                                             2012-05-21 08:48
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›