E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Do të rifusim sportin në shkolla

Pas takimeve me ekspertët, në këtë fazë takimet po zhvillohen me pyetje, diskutime dhe sugjerime nga publiku i hapur dhe i interesuar. Qëllimi është ndarja e pikëpamjeve dhe shqetësimeve që dalin nga situatat aktuale dhe nevojave që kanë sot qytetarët.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, tha se kapitulli i gjatë i degradimit të sportit shqiptar mbyllet vetëm duke u ndërtuar një politikë e re për sportin. Është shumë e rëndësishme që të kthejmë sportin në shkolla tha Rama, që kultura sportive të bëhet pjesë integrale e kulturës së shkollës sonë.

 “Sporti në shkolla është pothuajse asgjësuar përfundimisht. Ne duam ta kthejmë sportin në shkollë. Ne duam që kultura sportive të bëhet pjesë integrale e kulturës së shkollës sonë, që nga niveli më i ulët deri në universitete. Ashtu sikundër besojmë që i kemi të gjitha mundësitë, që duke bashkëpunuar me sipërmarrjen, duke ndërtuar një marrëdhënie të re me njësitë e qeverisjes vendore, ne mund ti japim një cilësi të re edhe sportit elitar”, theksoi ai. /Start/
 

                                                                                             2012-05-20 16:55
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›