E Shtunë, 31 Tetor 2026

Avokatet nen akuze Deda Ata bllokojne proceset

Avokatët janë pengesë për zhvillimin normal të seancave gjyqësore në gjykatën e Shkallës së Parë për krime të rënda në Tiranë.

Gjyqtarët kërkojnë miratimin sa më të shpejtë të ndryshimeve që ka propozuar ministria e Drejtësisë në ligjin për avokatinë, në të cilin parashikohen sanksione kur provohet se ata zvarrisin qëllimisht seancat gjyqësore.

Shqetësimet vijnë në një interviste për Albanian Screen, të kryetares së Gjykatës së Krimeve të rënda, Etleva Deda.

“Problemi kryesor është ndryshimi i ligjit për avokatinë. I jemi drejtuar Dhomës Kombëtare, por nuk kemi pasur as më të voglin reagim. Nuk kemi pasur asnjë kthim përgjigje, që kjo kërkesë është shqyrtuar apo që ajo që ne kemi pretenduar nuk qëndron. Nuk është marrë asnjë masa nga ana e tyre, përkundrazi janë kritikuar gjykatat , kryesisht gjykata jonë,. Rregullimi i marrëdhënieve me avokatët, pra, rregullimi i ligjit për avokatinë në mënyrë që të kenë edhe avokatët sanksione për mosekzekutim të ligjit”- thotë Deda.

Mungesa e avokatëve në seancë, por në disa raste edhe largimi i tyre në mes të saj, ka sjellë shtyrjen e seancave gjyqësore në këtë gjykatë, duke vënë në rrezik edhe afatet proceduriale të gjykimit. Ministria e Drejtësisë ka hartuar një p/ligj për të ndryshuar ligjin për avokatinë, duke i ngushtuar hapësirat avokatëve për të shtyrë pa shkaqe proceset gjyqësore.

Denada Shkodrani

Azhornuar së fundi ( e martë , 26 prill 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›