Samiti i lidereve europiane ne Bruksel

Përpara takimit te 27 liderëve europianë në Bruksel presidenti francez Francois Hollande është takuar me kryeministrin spanjoll Mariano Rajoy në Francë.
Hollande ka thënë se do të parashtrojë në tryezën e Brukselit nevojën për një pakt të rritjes Europiane, të likuiditetit bankar dhe eurobondeve. Në një konferencë të përbashkët për shtyp në Paris Hollande u shpreh se një nga propozimet kryesore do të jenë obligacionet në euro.
Nuk dua të vë veten në konflikt me të tjerët. Secili vjen me qëllimet e veta më të mira dhe që deri në fund të qershorit të kemi gjetur një zgjidhje. Do të ishte një mëkat nëse nuk do të analizonim në thellësi propozimet. Për bonot në euro cila do të ishte idea? Nuk bëhet fjalë për shkëmbime obligacionesh por për të menduar një mënyrë financimi që u mundëson shteteve anëtare të shtrijnë financat e tyre dhe të jenë në gjendje për të hyrë në financime me norma interese sa më të ulëta.
Nga ana e tij kryeministri spanjoll është shprehur se qëllimi kryesor i Spanjës është sigurimi i likuiditetit në tregut financiar dhe mbështetja për borxhin publik që do t’i lejojë vendet të mbledhin para me norma interesi më të ulëta, të cilat më parë ishin të papërballueshme
"Evropa ka për të dhënë një përgjigje. Ajo duhet sepse ne nuk mund të shkojmë përpara në këtë mënyrë për një kohë të gjatë me dallime kaq të mëdha të financimit. Për më tepër, këto dallime janë ato që do të sigurojnë që politikat e kontrollit të shpenzimeve të cilat ne besojmë nuk kanë ndonjë efekt. Pra unë i pari do të ngrejë pyetje për likuiditetin, financimin, dhe qëndrueshmërinë dhe kjo është për mua gjëja më e rëndësishme në lidhje me takimin e sotëm.
Udhëheqësit e Bashkimit evropianë janë mbledhur në Bruksel për një takim jozyrtar i cili pritet të dominohet nga shqetësimet eurozonës. Ndër të tjera do të diskutohet për paktin fiskal, financimin e Bankës Europiane të Investimeve si dhe vendimin për aplikimin e projekt bonove dhe eurobondit.
Hollande tha se do të bëjë gjithçka për të bindur Greqinë të qëndrojë në euro dhe tha se ai nuk ishte në dijeni të ndonjë plani të përgatitur për dalje të vendit nga të bashkimi 17-anëtarësh i monedhës.