E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti në Bruksel,ndryshimet klimaterike tema kryesore

Ndryshimet klimaterike, Traktati reformues i Lisbonës pritet të dominojnë samitin e Bashkimit Europian që do të nisë punimet në Bruksel. Udhëheqësit e bllokut do të përpiqen të lënë mënjanë kontradiktat përsa i takon sasisë së parave që secili anëtar i BE-së duhet të paguajë për të ndihmuar vendet në zhvillimin, në luftën kundër ngrohjes globale. Takimi i Brukselit do të vendosë se çfarë t'i ofrojë Republikës Çeke për të përmbushur ratifikimin e Traktatit të Lisbonës. Presidenti çek, Vasllav Klaus është i vetmi udhëheqës i BE-së, që refuzon ta firmosë duke kërkuar shmangien nga Karta e të Drejtave Themelore të Traktatit.
Ai është i mendimit se Karta do të përdoret nga gjermanët etnikë, të cilët pretendojnë tokën e humbur në Republikën Çeke, pas Luftës së Dytë Botërore. Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese çeke do të vendosë nëse Traktati dhunon sovranitetin e vendit. Gjatë samitit dy ditor udhëheqësit e BE-së do të diskutojnë se cili do të jetë presidenti i përhershëm i bllokut me 27 anëtarë. Ish-kryeministri britanik Toni Bler dhe kryeministri i Luksemburgut Zhan Klod Junker janë kandidatët kryesorë për këtë post.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›