E Shtunë, 31 Tetor 2026

Clinton të dielën në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur sot se të dielën, Kosovën do ta vizitojë ish-presidenti amerikan Bill Clinton. Këtë njoftim Thaçi e bëri në mbledhjen e qeverisë, ndërkohë që ftoi popullin e Kosovës, të dalë dhe t'i bëjë një pritje madhështore mikut të madh të Kosovës.
Clinton, vjen të dielën për të marrë pjesë në inaugurimin e shtatores së tij, e cila do të zbulohet në sheshin që mban emrin e ish-presidentit amerikan - për nder të kontributit që ai ka dhënë për çlirimin eKosovës.
Po ashtu, pas mbledhjes se qeverisë, zv/kryeministri Hajredin Kuçi, ka folur për tragjedinë e Tisës - duke thënë se qeveria e Kosovës është duke bërë të pamundurën për të zbardhur fatin e personave që dyshohet të jenë zhdukur.
Krahas angazhimeve të tjera për këtë çështje, Kuçi tha se Qeveria e Kosovës e ka dërguar ambasadorin e Kosovës në Austri, Sabri Kiçimarin, për të qëndruar më afër kësaj ngjarjeje - për të qenë në kontakt me autoritet relevante hungareze.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›