Riker: SHBA mbështet Maqedoninë në proceset integruese
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndjekin të gjitha proceset në Maqedoni me shumë vëmendje dhe përkrahja amerikane në proceset eurointegruese të Maqedonisë do të vazhdojë", deklaroi Ambasadori i SHBA-së në Shkup, Filip Riker pas një takimi me kreun e BDI-së, Ali Ahmetin. Diplomati amerikan theksoi se përkrahja e SHBA-ve do të jetë edhe në sferat tjera si në ekonomi, politikë dhe në inkurajimin e vendit për fqinjësi të mire. Në këtë takim është biseduar për zhvillimet politike në Maqedoni, pas shpallljes së raportit të Komisionit Europian dhe nëvojës për zgjidhjen e cështjes së emrit kushtetues që ndihmon integrimin e vendit. Të dy këta personazhe u dakorduan se duhet të gjendet një kompromis për çështjen e kontestit të emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, i cili do të ishte i pranueshëm për të dyja palët dhe do t'i hapte Maqedonisë dyert e integrimit në NATO dhe BE.