E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samiti shba-be dhe globalizimi transatlantik

ANASTAS ANGJELI 

Fillimi i fundit të krizës globale mori këto ditë një mbështetje tjetër të fuqishme  (pas asaj të Samitit të G-20), e cila mban “vulën” e Deklaratës së Përbashkët të Samitit BE-SHBA të zhvilluar në Uashington, në 3-4 nëntor. Ky Samit, me një axhendë të plotë ekonomike, eko-energjetike dhe politike, jo vetëm që shënoi një hap përpara të suksesshëm, shumëdimensional në marrëdhëniet dypalëshe SHBA-BE, por njëherësh i dha përgjigje pozitive një çështjeje (teorike dhe praktike) të shumë diskutuar gjatë krizës ekonomike globale, problemit të epërsisë së padiskutueshme të kapitalizmit dhe sidomos, ky Samit konfirmoi tendencën në rritje të zhvillimeve globale, në formën më të lartë të tyre, të GLOBALIZIMIT TRANSATLANTIK. Marrëdhëniet SHBA-BE janë një shembull dhe dëshmi e këtij procesi, duke “tërhequr” në të njëjtën rrugë zhvillimi dhe zgjerimi marrëdhëniet ndërkontinentale (SHBA-AZI, BE-AZI, etj).
 
PAK HISTORI MBI MARREDHENIET BE-SHBA
Marrëdhëniet SHBA-BE kanë historinë dhe rrugën e vet të zhvillimit. Marrëdhënie diplomatike mes tyre datojnë në vitin 1953, ndërsa formalizimi i plotë i bashkëpunimit mes tyre, për herë të parë daton 19 vjet më parë, në nëntor 1990 me Deklaratën Transatlantike (Transatlantic Declaration). Që nga dhjetori 1995, zhvillimi i këtyre marrëdhënieve dyp-alëshe është bazuar në Axhendën Tra-nsatlantike të Re (New Transatlantic Agenda).
Kjo axhendë ambicioze dhe një gamë problemesh shumëdimensionale e bashkëpunimit midis BE-së dhe SHBA-së implementohet përmes një dialogu të vazhdueshëm dhe intensiv. Ky dialog zhvillohet në nivele të ndryshme, nga takimet vjetore midis liderëve të BE-së dhe SHBA-së deri tek takimet teknike në nivel ekspertësh.
Brenda kuadrit të Axhendës Transatla-ntike të Re dhe në përputhje me Partneritetin Ekonomik Transatlantik (Transatlantic Economic Partnership) që filloi në vitin 1998, në vitin 2007 u krijua Këshilli Ekonomik Transatlantik (Transatlantic Economic Council).
Synimi kryesor i këtij Këshilli ishte dhe mbetet nxitje e zhvillimit të ekonomisë transatlantike.
BE dhe SHBA, së bashku zotë-rojnë tregtinë dhe marrëdhëniet investuese dypalëshe më të mëdha në botë, (ato janë zotëruese e rreth 40% e tregtisë botërore dhe mbi 60% të GDP-së botërore.) BE dhe SHBA duke qenë dominante në marrëdhëniet ekonomike, tregtare dhe investuese në botë, ato bashkëpunojnë dhe në fusha të tjera si: në fushën e drejtësisë dhe punëve të brendshme, në fushën energjetike, mjedisit, shkencës dhe teknologjisë, arsimit etj.

VIZIONI DHE DEKLARATA E SAMITIT BE-SHBA
Përfundimet e Samitit BE-SHBA në Uashington dhe deklarata e miratuar në të, dëshmuan për vizionin e qartë të zhvillimeve të pritshme globale, për mbajtjen në qendër të vëmendjes të këtyre zhvillimeve dhe rrugëzgjidhjeve dhe perspektivën e çështjeve më thelbësore që shqetësojnë, jo vetëm këta dy partnerë më të rëndësishëm, por gjithë globin tonë. Prandaj dhe Deklarata e këtij Samiti përfshinte si zgjerimin e partneritetit dypalësh në fushën e zhvillimeve ekonomike, tregtare dhe investuese mes tyre, ashtu edhe vazhdimin e qëndrimeve konsekuente për zbatimin e angazhimeve të Samiteve të mëparshme për përballimin e krizës globale, si qëndrimet dhe masat për përballimin e efekteve të ngrohjes globale dhe zhvillimin e sektorit energjetik në përgjithësi, ashtu dhe të zhvillimit të Green Economi-së në përgjithësi, si për zhvillimet politike e të sigurisë globale në përgjithësi (çështjet bërthamore, të çarmatimit, zhvillimet politike të BE-së) ashtu dhe të zhvillimeve demokratike në “zona të nxehta” të globit, (Kore e Veriut, Iran, Irak, Afganistan, Vende të Europës Juglindore, Ballkani Perëndimor) etj.
 PO EKONOMISE SE FORTE, TE QENDRUESHME, TE EKUILIBRUAR,
JO PROTEKSIONIZMIT
Vazhdimi i realizimit të angazhimeve të mara në Samitin e Londrës nga G-20, për përballjen e krizës globale, thellimi i reformave rregullatore financiare, gjithashtu, krijimi i një arkitekture të re ekonomike për shekullin e 21-të, zbatimi i politikave joproteksioniste si dhe përgatitja e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, përbënin thelbin e deklaratave në fushën ekonomike, të cilat ishin:
1- Të mbajnë angazhimet e marra në Samitin e G-20 në Pitsburgh për një zhvillim të fortë, të qëndrueshëm dhe të ekuilibruar. Angazhohen që të mbeten vigjilente për të ndërmarrë veprime për të siguruar një rimëkëmbje të fortë ekonomike dhe të planifikojnë strategji bashkëpunuese dhe të koordinuara që do të zbatohen pasi kriza globale të rimëkëmbet përfundimisht.
Gjithashtu obligohen të ndërmarrin reforma financiare rregullatore për të përmirësuar elasticitetin e sistemit financiar për të parandaluar krizat e ardhshme financiare dhe për të krijuar një arkitekturë ekonomike ndërko-mbëtare të shekullit të 21.
Do të vazhdojnë të përmbushin angazhimet e mara në Pitsburg, Londër dhe Uashington, duke përfshirë krijimin e strukturave financiare rregullatore elastike me një qëllim rregullator dhe mbikëqyrës.
2- Të luftojnë kundër politikave të Proteksionizmit (Protectionism), duke respektuar angazhimet e marra në samitin e G-20, do të luftojnë vendosjen e pengesave të reja për tregtinë dhe investimet. BE dhe SHBA janë të angazhuara për të mbështetur përpjekjet e OBT-së dhe institucioneve të tjera ndërkombëtare për monitorimin e barrierave të reja tregtare, me qëllim të rritjes së transparencës në tregtinë globale.
3- Të angazhohen për të bërë përpjekje për të përfunduar në 2010 nënshkrimin e një marrëveshjeje në bazë të axhendës së Zhvillimit e mbajtur në Doha (Doha Development Agenda).
4- Për të rifilluar dialogun  në lidhje me zhvillimin (Shtojca 1 e deklaratës së Samitit: Deklaratë për Dialogun për Zhvillim dhe Bashkëpunim) duke i vënë theksin sigurisë globale të ushqimit, dhe duke përfshirë asistencën dhe koordinimin e donatorëve dhe institucioneve shumëpalëshe.
Gjithashtu do të punojnë së bashku për përgatitjen e Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit (Millennium Development Goals Review) në vitin 2010. Gjithashtu do të përmirësojnë cilësinë dhe efektivitetin e ndihmës humanitare në përputhje me Deklaratën e Parisit mbi Efektivitetin e Ndihmës (Paris Declaration on Aid Effective-ness). Synojnë të mbajnë takimin e parë të këtij dialogu në nivel ministror sa më shpejt të jetë e mundur pas Samitit.
 
NDRYSHIMET KLIMATERIKE DHE E ARDHMJA E ZHVILLIMIT INDUSTRIAL ME KARBON.
Sipas deklaratës së përbashkët së Samitit (BE-SHBA), lidhur me ndryshimet klimaterike dhe zhvillimet energjetike u vendos:
1- Të promovojnë nënshkrimin e një marrëveshjeje të rëndësishme për ndryshimet klimaterikë globale në Kopenhagen. Së bashku, BE dhe SHBA do të punojnë për nënshkrimin e një marrëveshjeje tjetër që do të drejtojë botën drejt një zhvillimi industrial me karbon të ulët (low-carbon growth and development) dhe do të sy-nojë reduktimin prej 50% të emetimeve globale (global emissions) deri në vitin 2050. BE dhe SHBA pranojnë parimin shkencor që rritja e temperaturës mesatare globale nuk duhet të kalojë 2 gradë Celsius mbi nivelet para-industriale, siç pohohet nga Drejtuesit e Forumit të Ekonomive të  Mëdha për Energjinë dhe Klimën (Major Economies Forum on Energy and Climate).
2- Të forcojnë përpjekjet për zhvilli-min e fortë dhe mirë-funksionimin e tregjeve të karbonit, të cilat janë thelbësore për të rritur financimin e klimës dhe do të angazhojnë dhe vendet në zhvillim në procesin e reduktimit të emetimeve (emissions).
3- Të krijojnë një Këshill të Energjetikës në nivel ministror të BE-SHBA, që do të përmirësojë sigurinë e energjisë dhe do të kontribuojë në arritjen e qëllimeve ambicioze për ndryshimin e klimës. Këshilli do të nxisë një bashkëpunim të ri dhe të vazhdueshëm për sigurimin e energjisë dhe tregjeve, politikave të energjisë, teknologjisë kërkimore për energjinë, dhe vendosjen e teknologjive të pastra dhe të qëndrueshme të energjisë që janë kritike për zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik.
                  
PAQE-ÇARMATIM-DEMOKRACI. (Kosova në fokus)
Zhvillimet e Samitit të përbashkët BE-SHBA nuk mund të anashkalonin zhvillimet globale politike duke u fokusuar në çështjet e paqes, çarmatimit, zhvillimit tëe demokracisë, rolin e tyre (BE-SHBA), ku edhe Kosova mori vlerësimet pozitive. Në këtë fushë Samiti deklaroi se:
1- Bien dakord për një deklaratë të përbashkët mbi mos-përhapjen e armëve bërthamore (non-proliferation) dhe çarmatimin (Disarmament) [Shtojca 3: Deklarata për mos-përhapjen dhe Çarmatimin] duke theksuar nevojën për të ruajtur dhe forcuar masat relevante multilaterale dhe në mënyrë të veçantë Traktatin për Mospërhapjen e Armëve Bërthamore. Deklarata e përsërit nevojën e Iranit dhe DPRK (Democratic People’s Republic of Corea, Koreja e Veriut) për të përmbushur detyrimet ndërkombëtare të tyre në lidhje me armët bërthamore.
2- Përsërisin angazhimin e tyre për të kërkuar një zgjidhje të përshtatshme të përgjithshme, dhe afatgjatë për çështjen bërthamore të Iranit nëpërmjet dialogut dhe negociatave. Irani duhet të përmbushë detyrimet ndërkombëtare për programin e tij bërthamor. Irani ka të drejta, por gjithashtu ka përgjegjësi. Përveç kësaj, shprehin shqetësimin e tyre të thellë në lidhje me të drejtat dhe liritë e njeriut në Iran.
3- Deklarojnë vendosmërinë e tyre për të arritur një paqe të plotë dhe të qëndrueshme në Lindjen e Mesme, duke përfshirë një zgjidhje me dy shtete (two-state solution) Izraelin dhe Palestinën, dy shtete që bashkëjetojnë në paqe dhe siguri.
4- Rinovojnë angazhimet e tyre në Afganistan dhe rajon për iniciativat që do të rrisin kapacitetin e qeverisë afgane për të marrë përgjegjësinë për ofrimin e sigurisë më të mirë, stabilitetin dhe zhvillimin e popullit afgan. BE dhe SHBA mirëpresin përfundimin e procesit zgjedhor dhe përgëzojnë presidentin Hamid Karzai për rizgjedhjen së tij.
5- Angazhohen për të vazhduar për të punuar, për të ndihmuar Pakistanin në përpjekjet e tij për të nxitur zhvillimin social-ekonomik dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe vlerave demokratike, për të luftuar ekstremizmin.
6- Do të mbështesin vendet e Evropës Lindore dhe të Kaukazit Jugor në mënyrë që ata të përmbushin qëllimin e tyre të madh, për të ndërtuar demokraci të fortë dhe ekonomi të begatë. Bashkimit Evropian si ne punojmë për të forcuar lidhjet e këtyre vendeve të BE-së dhe institucionet Euro-Atlantike.
7- Mbështesin vendet e Evropës Juglindore në rrugën drejt strukturave euro-atlantike dhe përparimin e bërë në zbatimin e mirëpritur reformave të nevojshme, duke përfshirë plotësimin e kritereve të përcaktuara në planin e liberalizimit të vizave të BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor. Mbeten të angazhuar për të respektuar sovranitetin dhe integritetin territorial të Bosnjë-Hercegovinës. Shprehin shqetësimin për situatën aktuale politike dhe kërkojnë nga liderët e saj të miratojnë reformat e nevojshme për të përmbushur kushtet e anëtarësimin në BE dhe anëtarësim në NATO. Mbeten të angazhuar për një Kosovë të qëndrueshme dhe demokratike, të integruar dhe shumë-etnike dhe përgëzojnë Misionin e BE-së (EULEX) dhe KFOR-it për rolin e tyre në nxitjen e stabilitetit dhe sundimin e ligjit në Kosovë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›