E Diel, 1 Nëntor 2026

Sammer dhe Bayerni në konflikt me Federatën Spanjolle të Futbollit

Drejtori Sportiv i Bayern Munchen, Mattias Sammer, ka dhënë një deklaratë ku ka sulmuar Federatën Spanjolle të Futbollit. Shkaku i kritikave të tij është mënyra se si Kombëtarja e Spanjës trajton lojtarët që merr nga kampionët e Europës dhe Gjermanisë.

"Javi (Martinez) u rikthye në një gjendje, për shkak të së cilës unë nuk kam aspak simpati për Federatën e Spanjës. Ky është ofendim për ata lojtarë, të cilët janë të gëzuar për të punuar për skuadrën e tyre kombëtare, por ajo që Spanja po bën është një turp!", u shpreh Sammer i nervozuar.

Më pas, drejtuesi bavarez shtoi: "Javi ishte totalisht i lodhur, prandaj Guardiola nuk e grumbulloi. Komunikimi klub–kombëtare është katastrofal. Ftesat për ndeshjet e Spanjës vijnë tek ne shumë vonë dhe gjithashtu e marrim vesh me vonesë se kur do të na rikthehen lojtarët. Kjo gjë nuk funksionon kështu".

Drejtori Sportiv i Bayern komentoi edhe për Thiago Alcantaran, duke thënë: "më mirë do të ishte ta çonte në Sydney, sesa te Spanja"./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›