E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ujkani mund të kalojë te Sampdoria

Sampdoria vazhdon të shohë në Palermo për portierin e saj të ri pas largimit të argjentinasit Romero, i cili do të jetë gardiani i ri i portës së Monacos.

Pasi ka kërkuar në fillim portierin Sorrentino, skuadra nga Genova ka hedhur sytë nga portieri i dytë i skuadrës siçiliane, njëkohësisht edhe portieri i Kombëtares shqiptare, Samir Ujkani, raporton "La Gazzetta dello Sport.

Portieri nga Gjakova është një emër i njohur në Serie A pas eksperiencave te Novara, Chievo dhe së fundmi te Palermo./indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›