E Shtunë, 31 Tetor 2026

Samsung prodhon telefonin më të hollë në botë



Kompania e Koresë së Jugut “Samsung Electronics” ka njoftuar se ka krijuar telefonin më të hollë në botë i cili është në formën e orës së dorës. Pajisja ka trashësi prej vetëm 11.98 milimetrash, që është shumë më pak se konkurrenti LG, i cili ka trashësi prej 13.9 milimetrash. Samsung planifikon që të fillojë shitjen e pajisjes së re me çmim prej 450 eurosh gjatë këtij muaji në Francë, e më pas edhe në tregjet e tjera europiane. Ky telefon celular ka ekran të ndjeshëm në prekje me diagonale prej 1.76 inç, ndërsa përdoruesit mund të kontrollojnë e-mailat dhe të dëgjojnë audio dosjet MP3. Pajisja ka edhe funksionin Bluetooth, si dhe mundësinë e njohjes së zërit – voice recognition.

Yahoo me dizajn të ri

Edhe pse “Yahoo” është një kompani e cila prej një kohe të gjatë përballet me probleme financiare, faqja e saj në internet mbetet portali më i vizituar në botë. Prej disa ditësh ky portal për vizitorët nga SHBA do të duket shumë më ndryshe, ndërsa në Europë ky dizajn raportohet se do të vijë gradualisht deri në vitin tjetër. Faqja e parë e Yahoo-së edhe në versionin e ridizajnuar do të sjellë më shumë lajme të rëndësishme, pastaj Yahoo Search, por e gjithë pjesa e majtë do të jetë e dedikuar për shërbimet e tjera online dhe ueb-destinacionet e tjera si faqet shoqërore, portalet, programet për komunikime të çastit dhe të ngjashme. Në të vërtet faqja e parë e Yahoo nuk do të jetë fikse, por secili vizitor do të mund të zgjedhë shërbimet të cilat dëshiron t’i ketë para syve.

25 Korrik 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›