Edhe ETA i refuzon Kosovës anëtarësimin
Federata Europiane e Tenisit (ETA) i ka mohuar Kosovës anëtarësimin. Federata e Tenisit të Kosovës ka reaguar ndaj vendimit të Bordit Menaxhues të Tenisit Europian për të mos e pranuar aplikimin për anëtarësim, të bërë më 14 janar 2010. Presidenti i këtij të fundit, Zhak du Pre, në një letër dërguar presidentit të Tenisit të Kosovës, Shkëlzen Domi, ka njoftuar se në takimin e javës së kaluar në Zyrih është vendosur të mos mbështetet aplikimi i Kosovës. Lajmi u bë i ditur nëpërmjet një komunikate të lëshuar nga Federata e Tenisit të Kosovës, e cila vendimin e fundit të Tenisit të Europës e ka cilësuar si të padrejtë. European Tennis Association (ETA) është formuar në 1976 nga 17 federata europiane, si një “qeveri” rajonale në vartësinë e Federatës Ndërkombëtare të Tenisit (ITF). Aktualisht ajo ka 49 anëtarë.
#