E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Samuel Rrasa dhe medalja e fituar

Samuel Rrasa ishte fituesi i medaljes së bronztë në Kampionatin Europian të Peshëngritjes për moshën deri në 17 vjeç. Për trajnerin e tij, Leonard Toska, peshëngritësi nëse nuk do t’i kishin ndryshuar kategorinë, apo nëse nuk do të kishte emocionet e aktivitetit të parë ndërkombëtar, mund të kishte ardhur dhe me medalje të tjera nga Moldavia.

“Tentuam në shtytje dhe në dygarësh me 133 kilogram ku ne arrinim të merrnim dhe dy medalje të tjera. Samueli e humbi vetëm për tre ditë, ndërsa na ikën tre medalje të arta. Mund të kishte konkurruar dhe në moshën deri në 15 vjeç, por gjyqtari vendosi për këto tre ditë që ne të kalonim në një tjetër kategori. Për mendimin tim e ardhmja do të flasi më shqip për Samuel Rrasën”, thotë Leonard Toska.  

Tanimë peshëngritja shqiptare përgatitet për Kampionatin Europian të moshës 20 dhe 23 vjeç në Rumani.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›