E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia Tiranë: 8 mijë dhurata për vogëlushët e kryeqytetit

TIRANË- Bashkia e Tiranës këtë fundvit do të shpërndajë 8 mijë dhurata për të gjithë fëmijët e cerdheve dhe kopshteve duke u mbështetur edhe nga bizneset.

Kryetari i Bashkise Lulzim Basha ishte sot me fëmijët e kopshtit numër 3, ku deklaroi se ky projetk synohet të shtrihet vitet e ardhshme edhe në shkollat fillore.
“Mbi 8 mijë dhurata të tilla shpërndahen sot, në ditët e ardhshme anembanë sistemit parashkollor të Tiranës në kopshtet dhe çerdhet e Tiranës, ndërkohë që do të bëhet një përpjekje për të shpërndarë dhurata edhe në arsimin fillor, pra nga klasa e parë deri në të katërtën. Këto dhurata të cilat janë mundësuar falë kontributit të bizneseve të Tiranës”, theksoi Basha.

Kryebashkiaku Basha uroi vogëlushët për festat e fundvitit ndërsa premtoi se të gjithë vogëlushët në çerdhe dhe kopshtet Tiranës do të marrin dhurata simbolike nga Bashkia e Tiranës me ndihmën e sektorit privat.
(el.me/BalkanWeb) Lidhje te tjera Durrësi pa festë në natën e ndërrimit të viteve

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›