Rama urdhër drejtuesve lokalë. Blini nga 3 mijë kopje
25/11/2011 Ethet e triumfit të një autori
Edi Rama i shfaqur së fundmi përpara publikut si një shkrimtar, dhe jo si kreu i socialistëve shqiptarë, është mbërthyer nga suksesi i “Kurbanit” të tij. Kjo të paktën të vjen me të parën në mendje kur dëgjon fjalimet zyrtare apo dhe ato brenda strukturave të PS-së të kryetarit Rama. Të dëgjosh fraza të tilla të përdorura prej vetë autorit që rrëfimet e tij në “Kurban” janë e vërteta, se ky libër i duhet popullit për të parë rrugën e tij drej të ardhmes, ndër të tjera, nuk mund të përfshish dhe frikën e tij për mospasjen e një suksesi në shkallë sa më të lartë të librit. Madje, një perceptim i tillë përforcohet më tej kur nga burime jo zyrtare pranë PS-së mësohet se pas promovimit të librit dhe të dhënave mbi shitjet e tij nëpër librari, kreu socialist ka urdhëruar pushtetin vendor të blejnë nga 3 mijë kopje të “Kurbanit”. E në fakt, nga ajo çfarë është deklaruar nga shtëpia botuese e librit, por dhe nga njoftimet zyrtare të ardhura nga zyra e shtypit e PS-së, “Kurban” arriti deri diku që të qëndrojë në pozita mjaft të forta në treg. Kësisoj, duke të krijuar idenë e një personi që nuk ka të ngopur, krahasuar dhe me rivalët e tij në këtë fushë brenda radhëve të partisë, Rama shkoi më tej duke shfrytëzuar pozitën e tij në parti, për të shitur sa më shumë kopje të librit.