Newcastle mund t’i shet yjet

Menaxheri i Newcastle Unitedit, Alan Pardew ka thënë se mund të jetë i pafuqishëm të mbajë futbollistët më të mirë të skuadrës, nëse ata marrin oferta nga klube të mëdha evropiane.
Newcastle është në garë për kualifikim në Ligën e Kampionëve por Pardew tha për BBC Newcastle: “Është e pamundur të refuzohet Real Madridi, Barcelona, Chelsea, Manchester City kur kërkojnë ndonjërin prej futbollistëve tuaj. Ne kemi futbollistë të cilët nuk marrin paga që mund tu ofrojnë këto klube”.