NBA, Cleveland-Brooklyn do të luhet në Paris

NBA rikthehet në Paris. Më 11 janar në “Accor Arena” do të luhet takimi i vlefshëm për sezonin e rregullt mes Cleveland Cavaliers të Donovan Mitchell dhe Brooklyn Nets të Mikal Bridges.
Siç dihet nuk ka surpriza sa i përket Konferencës nga janë zgjedhur skuadrat. NBA ka preferuar të dërgojë në Europë dy formacione të Lindjes pasi do ta kenë më të lehtë ambientimin me orarin.
Me këtë vendim NBA ruan traditën pasi një vit më parë Chicago Bulls sfiduan Detroit Pistons në Paris. Për Cleveland kjo është hera e parë që do të luajë në Europë ndërsa për Nets është e dyta. Ekipi i Brooklyn ka zhvilluar një ndeshje miqësore në Europë në 2008-ën.