Tirana mëson kundërshtarin në Europë

Tirana në volejboll për meshkuj, që është dhe kampione në fuqi, ka mësuar përgjatë së mërkurës kundërshtarin e radhës në Challenge Cup. Bëhet fjalë për izraelitët e Makabit të Tel-Aviv, ndërsa ndeshja e parë do të luhet më 24/26 tetor 2023 dhe e kthimit më 31 tetor/2 nëntor.
Për Tiranën një short i vështirë teksa do të jenë përballë skuadrës, e cila është renditur e dyta në sezonin e kaluar pikërisht në të njëjtin aktivitet. Nëse bardheblutë e Arben Sakos kalojnë këtë kundërshtar në raundin tjetër do të jenë përballë gjermanëve të Helios Grizlis Giesen.
Tirana sezonin e kaluar u eleminua nga sllovakët e Rieker Komamos. Gjithsesi bardheblutë do të mundohen të bëjnë më të mirën e tyre në arenën ndërkombëtare.