Klose nuk e braktis Lazion

Sulmuesi i Lazios, Miroslav Klose ka mohuar spekulimet rreth largimit të tij nga klubi romak në përfundim të këtij sezoni.
Reprezentuesi gjerman iu bashkua Lazios gjatë verës së vitit të kaluar si futbollist i lirë nga Bayern Munich dhe menjëherë ka lënë gjurmë në Serie A, duke realizuar 12 gola në 26 paraqitje dhe ndihmuar ekipin të luftojë për kualifikim në Ligën e Kampionëve.
“Kam kontratë me Lazion deri më 2014. Ata që më njohin, e dinë se karriera ime është larg nga përfundimi. Do të vazhdoj këtu”, deklaroi Klose për Calciomercato.com.