Vëllazëria Myslimane shpall kandidatin për President

Zgjedhja e z. Shatir, i cili ka detyrën e financierit të Vëllazërisë, vjen pas konfirmimit të mëhershëm të organizatës për të mos bojkotuar zgjedhjet.
Ky vendim pritet të ngjallë shqetësim në radhët e liberalëve dhe ushtrisë, të cilët i tremben faktit që Vëllazëria mund të forcohet së tepërmi.
Korrespondentët në Egjipt bëjnë me dije se marrëdhëniet mes Vëllazërisë Myslimane dhe këshillit që drejton aktualisht vendin, janë përkeqësuar.
Më herët ka pasur shumë spekulime rreth asaj nëse Vëllazëria do të garonte me kandidatin e vet në zgjedhjet e majit, pas suksesit në zgjedhjet legjislative të nëntorit që shkoi.
Krahu politik i lëvizjes asokohe fitoi rreth një të tretën e votave dhe gati gjysmën e vendeve në zgjedhjet e para parlamentare që pas rrëzimit të Hosni Mubarakut vitin e shkuar.
/Start/E.B/
2012-04-01 21:35