E Diel, 1 Nëntor 2026

Sanader paguan garancinë, del nga burgu më 12 dhjetor

ZAGREB- Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader do të lirohet nga paraburgimi, pas vendimit të gjykatësit Kreshimir Devçiç dhe pas pagimit të garancisë me vlerë 12,4 milionë kuna (1,65 milionë euro), më e shtrenjta në historinë e sistemit gjyqësor kroat.

Gjykatësi vendosi gjithashtu që Sanader të dorëzojë pasaportën dhe të mos largohet nga vendbanimi.

Prokurorja Tamara Laptosh deklaroi se do ta apelonte shumën e vendosur, ndërkohë që mbrojtja tha se do të apelonte masën që ndalon Sanaderin të largohet nga Zagrebi. Sanader do të dalë nga paraburgimi të hënën, më 12 dhjetor.

Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader, akuzohet nga drejtësia e vendit të tij për marrje ryshfeti prej 10 milionë eurosh nga kompania hungareze e naftës "MOL", me synim garantimin e kontrollit të kompanisë kroate të naftës "INA".

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›