Jahjaga: Serbia të heqë dorë nga pretendimet
PRISHTINE - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga foli përpara deputetëve në Kuvend, nga ku theksoi se Kosova gjendet në një moment kur kërkohet angazhim i plotë i të gjithëve. Presidentja Jahjaga tha se po punohet që të ngjallen shpresat për një Kosovë më të përparuar dhe të qëndrueshme.
“Duam që me punën tonë t''i bëjmë krenarë të gjithë qytetarët e Kosovës,” - deklaroi Jahjaga.
Ndërkohë, presidentja theksoi se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, me perspektivë të qartë europiane.
Në adresimin para deputetëve, Jahjaga theksoi se secila marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë duhet të garantohet fuqishëm nga Bashkimi Evropian dhe asnjë marrëveshje nuk duhet të shërbejë për përfitime të njërës palë.
Ajo i bëri thirrje udhëheqësve të Serbisë, që të heqin dorë nga pretendimet territoriale për Kosovën, si dhe të ndërpresin përkrahjen për strukturat ilegale kriminale.
(er.nu/BalkanWeb)