Raporti i Marty Berisha Akuza te pabaza ftoj EULEX te hetoje

Kryeministri Sali Berisha ka reaguar ndaj raportit te komisinerit Dik Marti duke i quajtur te pabaza akuzat e tij per trafik organesh. Berisha e cilesoi autorin si “një avokat të papërmbajtur të krimeve të shëmtuara mbi shqiptarët”. Ai deklaroi se Shqiperia fton EULEX-in të fillojë hetimin duke garantuar se nuk do të ketë asnjë pengesë te ketij procesi.
"Shqipëria, pavarësisht se raporti i Dick Marty flet për akte makabre, duke mos paraqitur as dhe nje fakt të vetëm. Flet për dëshmitarë, njëlloj sikur të ishin personazhe të Franc Kafkës. Nuk mund të shfaqen, kërkojnë anonimatin, flet për 300 serbë të zhdukur, nuk jep qoftë dhe një emër të vecantë, një klinikë të gjetur në Prishtinë nga EULEX e cila merret sipas këtyre akuzave me trafik, por që i ka drejtuesit kryesisht nga vendet e tjera dhe kjo ngjarje në 2009 dhe e lidh me të '99. Pra, pavarësisht nga të gjitha këto pretendime të bazuara në asnjë fakt të dhënë real, sërish duke patur parasysh vullnetin e hekur të qeverisë se ligji kombëtar dhe ndërkombëtar të predominojë ne ftojmë EULEX të ndërmarr hetimin dhe i garantojmë të gjitha lehtësirat dhe bashkëpunimin e plotë të autoriteteve shqiptare", tha Berisha.
Alsat