Sanader, pranga ndërsa ndodhej në Kroaci
Ish-kryeministri kroat, Ivo Sanader, i cili ka qenë në kërkim për hetime në lidhje me akuzat për korrupsion është arrestuar dje nga policia austriake.
Ai e la Kroacinë dy ditë më parë pak para se Parlamenti t’i hiqte imunitetin dhe më pas autoritetet lëshuan një mandat arresti. Policia e ka ndaluar ish-kryeministrin në perëndim të Austrisë. Ai bëri menjëherë një deklaratë duke thënë se akuzat ndaj tij janë politikisht të ndikuara dhe të motivuara. Zyrtarët austriakë thanë se ai do të dalë në gjykatën vendase shumë shpejt. Operacioni i kapjes është kryer në bashkëpunim me policinë gjermane dhe kroate. Tani në seancën e parë do të vendoset në lidhje me ekstradimin e mundshëm të ish-kryeministrit. Autoritetet kroate e akuzojnë për abuzime dhe krime financiare. Kroacia është duke kryer një sërë hetimesh në lidhje me akuzat për korrupsion të shumë zyrtarëve të lartë si pjesë e provës së vendit për të hyrë në Bashkimin Europian.