Obama: Po lutemi për shërimin e Richard Holbrooke
Presidenti Obama bëri me dije se ai dhe bashkëshortja e tij, Michel, po luten për shërimin e shpejtë të Richard Holbrooke, i cili iu nënshtrua një operacioni delikat në aortë. 69-vjeçari Holbrooke, i dërguari i posaçëm i SHBA për Afganistanin dhe Pakistanin u ndie keq të shtunën në mbrëmje teksa ishte duke punuar në Departamentin e Shtetit. Obama e përshkroi diplomatin amerikan si një figurë e shquar në politikën e jashtme amerikane dhe një anëtar shumë të rëndësishëm të ekipit të tij. “Ai është në një gjendje kritike për jetën në spital dhe ne po lutemi shumë”, tha Obama. Hollbruk gjendet i shtruar në spitalin universitar “George Washington”. Ai ka shërbyer si i dërguar special për shumë presidentë demokratë, por marrëveshja e Dejtonit në vitin 1995 për t’i dhënë fund luftës në Bosnjë ishte ajo që i dha atij një meritë të veçantë. Në janar të 2009-s, Presidenti Obama, e emëroi atë si të dërguarin special të SHBA-së për Afganistanin dhe Pakistanin. Që atëherë ka luajtur një rol të rëndësishëm në strategjinë e administratës Obama në këto rajone të trazuara.
"Ne do të vazhdojmë t’i qëndrojë në krah atij dhe familjes së tij në këto momente të vështira. Ai është një njeri i palodhur që me punën e tij ka bërë për vete amerikanët dhe njerëzit anembanë botës”. Ndër vizitorët e tij specialë mund të përmendim edhe sekretaren amerikane të Shtetit, Hilary Clinton, dhe admiralin Mike Mullen.