E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanchez e Thiago, afër rikthimit

Dy lajme të mira nga infermieria për trajnerin e Barcelonës, Josep Guardiola.

Në vazhdën e përgatitjeve për ndeshjen e fundjavës ndaj Sevillës, në kampin stërvitor të Blaugrana janë vërejtur edhe dy futbollistët ofanzivë, Thiago Alcantara e Alexis Sanchez.

Futbollisti spanjoll dhe ai kilian duket se janë shëndoshur plotësisht, pas lëndimeve respektive, të pësuar javë më parë. Ndërkohë, duket se Eric Abidal duhet të presë ende, për të zbritur sërish në fushë. Mbrojtësi i majtë francez është po ashtu i lënduar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›