Trajnerët e favorizojnë Cityn

Ky është rezultati i sondazhit të nxjerrë nga ‘League Managers Association’, pjesë e së cilit janë edhe menaxherët e elitës së futbollit anglez. Sipas tyre, ‘Citizens’ kanë ekip më të kompletuar dhe kanë më shumë gjasa për ta fituar titullin, pas një kohe të gjatë (67%).
Ekipi i Roberto Mancinit e humbi kreun fundjavën që shkoi, pas humbjes së befasishme nga Swansea City. Ekipi i dytë nga qyteti i Manchesterit kryesonte që nga tetori, por pas fitores ndaj QPR-së, ‘Djajtë e Kuq’ (33%) e rrëmbyen kreun, me një pikë më shumë se kundërshtari.
Ndërkohë, ‘Citizens’ kishin më së shumti përfaqësues në ekipin e vitit. Portieri më i mirë i sezonit është zgjedhur Joe Hart (69%), mbrojtësi më i mirë ishte Vincent Kompany (88%) dhe mesfushori më i mirë, David Silva (31%). Ndërkaq, sulmuesi më i sezonit me meritë u votua Robin van Persie (25%) i Arsenalit.
Veterani i Manchester Unitedit, Ryan Giggs (50%) konsiderohet si lojtari më me influencë në histori të Premierligës. Menaxherët më të mirë janë votuar Brendan Rodgers (Swansea) e Paul Lambert (Norwich). Ylli i ri i Newcastle United, Demba Ba është parashikuar si blerja më e mirë për verën e këtij viti.