Euro 2012: Listë e zezë për hotelet

Një ‘Listë e zezë’ është përpiluar për hotelet ukrainase, në vazhdën e Euro 2012, për shkak se i kanë ‘gufuar’ çmimet, duke kërkuar shuma edhe 10-12 herë superiore karshi atyre të zakonshmeve.
Kjo është ideja e komisionit ukrainas të turizmit, sipas së cilit rreth 5 hotele do të futen në këtë dokument, i cili do të publikohet gjatë këtij muaji.
“Hotelet mund të hiqen nga lista, por vetëm nëse e ndryshojnë politikën e tyre, duke i reduktuar çmimet dhe duke kërkuar falje ndaj klientëve”, shkruan ky komision.
Gjatë verës, vendin e ish Bashkimit Sovjetik pritet të vizitojnë turistë të shumtë, të interesuar për ta përcjellë Kampionatin Evropian.