E Shtunë, 31 Tetor 2026

Man Utd, në Bilbao pa Anderson, Nani e Jones

Manchester United e ka marrë rrugën për në Bilbao, ku sonte do të takohet me Athleticun vendës, në ndeshjen e kthimit të së tetës së finales në Europa League.

Menaxheri Sir Alex Ferguson e ka përpiluar listën prej 20 futbollistësh, ndërsa në të nuk figurojnë emrat e treshes Anderson, Nani e Jones.

‘Djajtë e Kuq’ kishin humbur befasisht javën që shkoi me rezultat 2:3 në Old Trafford nga klubi spanjoll, kështu që udhëtuan drejt Bilbaos për ta rikthyer rezultatin, një mision ky jo pak i vështirë për kampionin aktual anglez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›