E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hiddink mendon për përforcime

Trajneri i Anzhit, Guus Hiddink po mendon qysh tash për përforcimet që do t’i bëjë klubi rus gjatë verës. Holandezi thotë se është i kënaqur me ekipin aktual, por që nevojiten futbollistë kualitativë, për të synuar pozita të larta në tabelë. “

Mendoj se do të eksplorojmë gjatë afatit kalimtar të verës. Por, kjo nuk do të thotë se nuk jam i kënaqur me lojtarët që kam”, deklaroi selektori i Turqisë. Aktualisht, Anzhi gjendet në pozitën e shtatë të kampionatit rus, 11 pikë prapa liderit Zenit St Petersburg. Anzhi do ta kërkojë një vend që qon në Ligën e Kampionëve, për sezonin tjetër.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›