Sanchez e do vetëm Barcelonën

Nga Express më 05 korrik 2011 në ora 18:05
Dëshira e Alexis Sanchez për t’iu bashkuar Barcelonës është mbështetur edhe nga drejtori sportiv i Udineses, Fabrizio Larini, i cili insiston se gjiganti katalan është favorit për të marrë shërbimet e lojtarit.
22 vjeçari vazhdimisht e ka bërë të qartë javëve të fundit se zemra e tij i thotë që të luajë vetën në Camp Nou, pavarësisht se për të ishin të interesuar edhe disa skuadra të tjera, veçanërisht Manchester City.
“Negociatat me klubet po vazhdojnë dhe mendoj se Sanchez dëshiron të shkojë në Barcelonë dhe ne nuk jemi kundër dëshirës së tij”, tha Larini.