Gasperini për qëndrimin e Sneijder

Nga Express më 05 korrik 2011 në ora 19:28
Trajneri i ri i Interit, Gian Piero Gasperini, beson se ylli holandez Wesley Sneijder do të jetë kryesor në mesfushën e Interit edhe në sezonin e ri.
Mesfushori i përfaqësueses së Holandës vazhdimisht po flitet se mund të largohet drejt Anglisë, përkatësisht skuadrave Manchester United, Manchester City dhe Chlesea.
“Është vështirë të dimë çfarë dëshiron Sneijder, por klubi do të bëjë gjithçka që ta mbajë”, tha Gasperini në një konferencë për shtyp.