Aguero nuk ngutet

Nga Express më 05 korrik 2011 në ora 23:00
Sergio Aguero i ka thënë Manchester Cityit se ai nuk do të ngutet për të nënshkruar për ndonjë ekip, derisa të përfundojë kampionati i Copa America.
Ylli i Argjentinës tashmë dihet se do të largohet nga Atletico Madrid gjatë verës, por ende nuk dihet se te cili klub do të transferohet. Për momentin garës i prinë Juventus, por për shërbimet e tij janë të interesuar edhe pasanikët e City’it.
“Jam i informuar për ofertën e Juventusit, por me këtë do të merrem vetëm pasi të përfundojë kampionati”, tha ai.