E Diel, 1 Nëntor 2026

Pedro me klauzolë 150 milionë euro

Nga Express më 05 korrik 2011 në ora 22:15

Sulmuesi i Barcelonës, Pedro ka vazhduar kontratën me ekipin e Barcelonës deri në vitin 2016, përderisa katalunasit ia kanë vënë një klauzolë në vlerën e 150 milionë eurove.

Sulmuesi luajti një rol të rëndësishëm për blaugranët, duke shënuar në ndeshje të mëdha dhe kjo konfirmon se katalunasit dëshirojnë ta kenë përsëri atë në ekip. Sulmuesi i krahut është njëri prej lojtarëve që sivjet Barcelona është duke e blinduar.

Pedro nga 90 milionë euro, sa e kishte vitin e kaluar, sivjet klauzola e tij është 150 milionë euro.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›