Modriç mund të largohet

Nga Express më 05 korrik 2011 në ora 20:05
Spekulimet për të ardhmen e futbollistit kroat Luca Modriç janë rritur, përderisa kroati mendohet se po kërkon largimin nga White Hart Lane.
Reprezentuesi i Kroacisë madje ua ka dhënë një goditje të madhe tifozëve të Spurs, sepse ka vënë në top listë rivalin e tyre, Chelsea si një destinacion të preferuar të tij.
Trajneri Harry Redknapp e ka pranuar se e ka të vështirë ta mbajë ish futbollistin e Dinamo Zagrebit.
Përpos Chelseas, edhe disa skuadra janë të interesuara për shërbimet e Modriç.