E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Green Hornet" fluturon në Box Office

Nga Express më 17 janar 2011 në ora 14:22

Filmi "The Green Hornet" ka fluturuar në vendin e parë në Box Office gjatë këtij vikendi pavarësisht se filmi kishte marrë kritika për shkak të realizimit të tij nga një superhero i stripave.

Filmi ka arritur që të shes bileta në vlerë prej 34 milion dollarëve për vetëm tri ditë të shfaqjes së tij, ka thënë distributori i tij, Columbia Pictures. Premiera ishte në vijë me pritjet e producentëve duke bërë që kjo të jetë premiera e parë në janar që arrin për tri net të renditet e para.

Projekti kishte vlerën e 110 milion dollarë ku luan Seth Rogen si titullar i ndihmuar nga njeriu që lufton krimin Kato (luhet nga aktori tajvanez Jay Chou). Filmi është bërë me regjit të francezit Michel Gondry. Kritikët kanë qenë shumë negativ për këtë film, përderisa gazeta “Wall Street Journal” e ka cilësuar atë si “mizor” kurse Los Angeles Times e ka quajtur “të mërzitshëm”.

Por, Columbia ka thënë se të dhënat e fundit tregojnë se filmi ka një audiencë të madhe, ku 61 për qind të tyre e përbëjnë meshkujt.

“Mendoj se shikuesit janë absolutisht kritika më e mirë”, ka thënë Rory Bruer, president i Columbia.

“The Green Hornet” po ashtu ka fituar edhe 16.1 milion dollarë nga 35 tregje të huaja, përderisa ka përfunduar i pari në Gjermani duke fituar 4.5 milion dollarë.

Komedia e re e Universal Pictures “The Dilemma”, një film i jashtëzakonshëm për “vajzat” por që në rolet kryesore janë dy protagonist meshkuj, është renditur e dyta në SHBA duke fituar 17.1 milion dollarë, edhe kjo në vijë me pritjet e producentëve.

Ron Howard e ka bërë regjinë e këtij filmi në të cilin luajnë Vince Vaughn dhe Kevin James si dy shokë të mirë në sportin e “mundjes” por që kanë probleme martesore. Aktorët kanë luajtur shumë më mirë sesa në filmin e vitit 2009, “Couples Retreat” (34 milion dollarë) dhe atë të 2010-ës, "Grown Ups" (40 milionë). Kritikët po ashtu e kanë “rrahur” rëndë këtë film. Universal ka thënë se shikueshmëria e këtij filmi përbëhet 60 për qind nga gratë.

Kampioni i javës së kaluar, krijimi i vëllezërve Coen, “True Grit”, ka rënë në pozitën e 3 duke fituar vetëm 11.2 milion dollarë. Për katër javë të shfaqjes së këtij filmi janë fituar 126.4 milion dollarë.

Filmi përcillet nga dy filma të tjerë që do të kërkojnë fitore për Oskar përderisa tani fushatat e tyre janë nxehur për nominimet e 25 janarit. Drama për mbretin “The King’s Speech” ka dalë në vendin e katërt duke fituar 9.1 milion dollarë, përderisa melodrama për balerinën e prodhuar nga Fox është në vendin e pestë duke fituar 8.1 milion dollarë. Në total këta filma kanë fituar 44.6 respektivisht 73 milion dollarë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›