E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sanchez në Malaga

Nga Express më 02 korrik 2011 në ora 17:54

Malaga ka konfirmuar transferimin e mbrojtësit Sergio Sanchez nga Sevilla, duke ngritur në tetë numrin e përforcimeve të bëra deri më tani gjatë këtij afati kalimtar të verës.

25 vjeçari Sanchez ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me Malagan, klub i cili është jashtëzakonisht aktiv në treg.

Ky klub, deri më tani ka bërë përforcime të mëdha, përfshirë Joaquin, Martin Demichelis, Ruud van Nistelrooy, Nacho Monreal, Jeremy Toulalan, Joris Mathijsen, Diego Buonanotte dhe së fundmi Sanchez.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›