Strauss Kahn mund të kthehet në politikë

Aleatët e ish-kreut të FMN-së, Dominique Strauss Kahn, kanë deklaruar se ai mund të kthehet sërish në skenën politike franceze, tani pasi që u lirua nga arresti shtëpiak.
Para se të akuzohej për dhunë seksuale ndaj një kameriereje në një hotel të New Yorkut, Kahn shihej si një kandidat i mundshëm për postin e presidentit francez.
Dyshimet e ngritura mbi besueshmërinë e kamerieres kanë bërë që çështja e ngritur ndaj ish-kreut të FMN-së të shkojë drejtë shkrirjes.
Ditën e premte një gjyqtar urdhëroi lirimin e Strauss Kahn, i cili do të jetë i lirë të lëvizë në SHBA, por nuk do të mund të lërë vendin, pasi do t’i duhet të paraqitet në gjykatë më vonë gjatë muajit.
Strauss Kahn, i cili dha dorëheqjen nga drejtimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i ka mohuar akuzat ndaj tij.